Lidhje

Venezuela fiton Miss Universin 2008


Mis Venezuela, 22-vjeçarja Dajana Mendoza, u kurorëzua si Mis Universi 2008 në konkursin e bukurisë që u zhvillua në vendpushimin e Na Trang të Vietnamit.

Brunia venezueliane doli e para mes konkurenteve nga 79 vende të tjera duke u bërë kështu fituesja e 57 e titullit Mis Universit. Mes pesë finalisteve ishin të rejat nga Rusia Kolumbia, Republika Dominikane dhe Meksika së bashku me Venezuelën.

Ndërsa në dhjetëshe përfshihej edhe bukuroshja që përfaqësonte Kosovën, Zana Krasniqi. Fituesja e konkursit Mendoza e mori kurorën nga paraardhësja e saj japoneze Rijo Mori, pas shpalljes së fitueses para qindra milionë shikuesve. Mis Universi do të fillojë vitin e saj të kurorëzimit me një javë aktivitetesh në Nju Jork duke filluar nga 21 korriku.//rd//

XS
SM
MD
LG