Lidhje

Presidenti Bush shfuqizon urdhërin për shpimet e naftës në det


Presidenti Bush njoftoi sot shfuqizimin e një urdhëri ekzekutiv për shpimet e naftës në det.

Në një deklaratë në Shtëpinë e Bardhë, zoti Bush u bëri thirrje ligjvënësve që të shfuqizojnë ligjin përkatës. Vendimi i ligjvënësve është i nevojshëm në mënyrë që të lejohen shpimet për naftë.

Por demokratët, të cilët përbëjnë shumicën në kongres, thonë se kompanitë e naftës nuk po përfitojnë nga më shumë se 27 milion hektarë tokë federale, ku ato kanë tashmë të drejtën për të eksploruar.

Investitorët ndërkohë mirëpritën vendimin e qeverisë amerikane për të konsoliduar dy nga kompanitë më të mëdha huadhënëse të vendit. Sekretari amerikan i thesarit Henry Paulson njoftoi një seri propozimesh dje për të forcuar kompanitë Fannie Mae dhe Freddie Mac të cilat kanë në pronësi ose garantojnë gati gjysmën e të gjitha huave të shtëpive në Shtetet e Bashkuara, me një vlerë prej pesë trilionë dollarësh. Dy kompanitë kanë humbur miliarda dollarë nga kriza e fundit e huave në tregun e pasurive të patundshme. //ii

XS
SM
MD
LG