Lidhje

Anketimet: Senatori Obama kryeson garën me Senatorin Mekein


Dy anketime të reja të opinionit publik tregojnë se kandidati demokrat për presidenti Barak Obama udhëheq garën me kandidatin republikan Xhon Mekein, mes votuesve të regjistruar. Sipas një anketimi të përbashkët të gazetës "Washington Post" dhe rrjetit televiziv "ABC News", zoti Obama udhëheq garën me 8 për qind.

Ndërsa një anketim i gazetës "Nju Jork Times" dhe rrjetit "CBS News", tregon se senatori Obama udhëheq garën me 6 për qind. Por sipas anketimeve, ndarjet raciale mes të bardhëve dhe afrikano-amerikanëve ende ekzistojnë, megjithë ngjarjen historike në zgjedhjet e këtij viti, kur njëri prej kandidatëve është afrikano-amerikan për herë të parë në historinë amerikane. Mbi 80 për qind e votuesve me ngjyrë mbështesin zotin Obama, ndërsa vetëm 30 për qind e të bardhëve e mbështesin atë. Senatori Obama do të ishte kandidati i parë afrikano-amerikan në historinë e Shteteve të Bashkuara, në letrën e votimeve presidenciale.//lk

XS
SM
MD
LG