Lidhje

Fushata presidenciale: Cili kandidat ka grumbulluar më shumë  fonde?


Në Shtetet e Bashkuara, kandidati demokrat për president, Barak Obama, ka siguruar 52 milionë dollarë muajin e kaluar, më tepër se dyfishin e sasisë së parave të grumbulluara nga rivali i tij republikan për qershorin.

Menaxheri i fushatës së zotit Obama tha se ky fond miliona dollarësh ishte krijuar me kontribute mesatare prej 68 dollarësh. Javën e kaluar, rivali i zotit Obama, Senatori Xhon Mekein, njoftoi se kishte grumbulluar 22 milionë dollarë në muajin qershor, që ishte edhe muaji kur ai siguroi më tepër fonde për fushatën.

Por megjithë rekordin e arritur përsa i përket fondeve të grumbulluara nga zoti Obama, fushata e zotit Mekein, së bashku me Komisonin Kombëtar republikan, kanë më tepër fonde se sa demokratët. //lk


XS
SM
MD
LG