Lidhje

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së urdhëron rikonfigurimin e UNMIK-ut në Kosovë


Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-mun thotë se i ka udhëzuar zyrtarët e UNMIK-ut që të vazhdojnë me rikonfigurimin e këtij misioni në Kosovë.

Zoti Ban tha dje se nga pikëpamja e realiteteve të reja në Kosovë, misioni i Kombeve të Bashkuara nuk mund të punojë më me efektivitetin e mëparshëm, nëse nuk rikonfigurohet.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së tha se që nga shpallja e pavarësisës së Kosovës nga Serbia në muajin shkurt, autoritetet në Prishtinë kanë miratuar një numër ligjesh për marrjen nën kontroll të zonave që më parë adniminstroheshin nga UNMIKU. Ai tha se serbët e Kosovës nuk i kanë pranuar këto masa dhe kanë krijuar struktura paralele, veçanërisht në Kosovën veriore.

Zoti Ban tha se ai ka instruktuar të dërguarin e tij të posaçëm, Lamberto Xanier, që të bashkëpunojë me misionin e Bashkimit Evropian, EULEKS, në Kosovë ndërsa ky i fundit merr përsipër detyra të reja në kuadër të OKB-së. //rd//

XS
SM
MD
LG