Lidhje

Diskutime Bush-Maliki mbi pakësimin e trupave amerikane në Irak


Zyrtarë amerikanë thonë se Presidenti Xhorxh Bush dhe kryeministri irakian Nuri al-Maliki diskutuan mbi mundësinë e një afati të përgjithshëm kohor për pakësimin e trupave luftarake amerikane në Irak.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Dana Perino tha sot se të dy udhëheqësit zhvilluan dje një video-konferencë me qark të mbyllur, për një gamë të gjerë çështjesh përfshirë edhe përmirësimin e kushteve të sigurisë në Irak dhe aftësitë luftarake të forcave irakiane të sigurimit.

Ajo tha se dy udhëheqësit ranë dakord që çdo tërheqje e trupave amerikane nga Iraku të bazohej në një përmirësim të mëtejshëm të kushteve të sigurisë dhe jo në ndonjë datë të caktuar në mënyrë arbitrare.

Zyrtarët irakianë i kanë kërkuar Uashingtonit të caktojë një afat kohor për tërheqjen nga Iraku të trupave të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, në kuadër të negociatave për një traktat afat-gjatë sigurie.

Presidenti Bush ka kundërshtuar prerazi idenë e një date specifike për tërheqjen e trupave të koalicionit, duke thënë se tërheqjet e forcave duhet të bazohen në kushtet e sigurisë në Irak. //ad//

XS
SM
MD
LG