Lidhje

"Step Brothers” - komedia e re e në kinematë amerikane


Dy emra të njohur të komedisë amerikane, janë bashkë në filmin ”Step Brothers”. Ky film do të nisë shfaqjet e tij nëpër kinematë amerikane me 25 korrik, dhe sipas kritikës, ai pritet te tërheqë një numër të lartë shikuesish. Ndërkaq, thashethemnaja për kthimin e Anzhelina Zholisë në Amerikë, së bashku me binjakët e saj të porsalindur, ka qenë kryefjala e shtypit rozë ditë e fundit.

“Step Brothers” është komedia më e re e cila pritet të shfaqet në kinematë amerikane. Protagonistë të këtij filmi janë Will Ferrell së bashku me John C Relly. Martesa e vonëshme mes nënës së Bernan Huff, interpretuar nga Ferrell dhe babait të Deil Dobak, interpretuar nga Relly, bëhet shkas që dy personazhet, njëri 39 dhe tjetri 40 vjeç të jetojnë nën një çati. Këtu nis dhe aventura komike e të dyve, të cilët, nuk e kanë të lehtë bashkëjetesën mes tyre, duke i shkaktur njëri-tjetrit të papritura nga më të ndryshmet. Filmi do të dalë në datën 25 korrik në kinematë amerikane, dhe prodhuesit e tij presin që ai të jetë i sukseshëm, dhe me shikueshmëri të lartë. Buxheti i tij është rreth 50 milion dollarë, ndërsa aktori kryesor Ferrell, është në bashkëpunim me një tjetër emër të njohur të komedisë, Sasha Kohen për të rrealizuar filmin “Sherlock Holmes”.

************************
Thashethemnaja nëse Joli ka lënë spitalin për t’u kthyer në Amerikë, ka qarkulluar në faqet e shtypit rozë.

Një helikopterë është parë që të fluturojë mbi taracën e spitalit Lenval në Nisë të Francës, ku Angelinë Joli, ka sjellë në jetë dy binjakët e saj. Gjithashtu janë vëne re dhe lëvizje të stafit të spitalit, të cilët duket se po merreshin me pregatitjet e nisjes së binjakëve më të kushtueshëm të botës, dhe nënës së tyre.

Angeline Joli lindi vajzën Vivienne Marcheline dhe djalian Knox Lion në Nice të Francës ditën e shtunë, duke pasur në krah të saj babain e fëmijëve, Brad Pitt.

Binjakët që nuk kanë mbushur ende javën, janë fëmijët më të kushtueshëm në botë, pritet që fotot e para të tyre, të publikohen për një shifër më të lartë se 10 milion dollarë. //rd//

XS
SM
MD
LG