Lidhje

Irani mirëpret pjesëmarrjen e SHBA në bisedimet bërthamore


Ministri i Jashtëm iranian thotë se sheh mundësinë për bisedime lidhur me praninë e diplomacisë amerikane në Teheran dhe fillimin e fluturimeve direkte mes të dy vendeve. Duke folur sot në Ankara, zoti Manuçir Motaki tha se "procesi i ri i negociatave" për çështjen bërthamore të Iranit është një sinjal për zhvillime pozitive në të ardhmen.

Sekretarja e Shtetit Kondoliza Rajs tha sot në Washington se vendimi i Shteteve të Bashkuara për dërgimin e një zyrtari të lartë, nënsekretarin e shtetit William Burns, si përfaqësues amerikan në bisedimet për Iranin, dërgon një "sinjal të fortë" se Shtetet e Bashkuara i kushtojnë rëndësi të veçantë një zgjidhjeje diplomatike të çështjes bërthamore. Por ajo shtoi se ka kushte për negocimin dhe se zoti Burns do ta përforcojë qëndrimin amerikan se Irani duhet t'i japë fund pasurimit të uraniumit para fillimit të dialogut serioz për këtë çështje.

Në fillim të javës Washingtoni bëri të njohur se do ta dërgojë zotin Burns për të marrë pjesë në bisedimet me kryenegociatorin iranian Saed Xhalili dhe me shefin e politikës së jashtem të BE-së, Havier Solana në Gjenevë. Pjesëmarrja e zotit Burns në bisedime shënon një kthesë në politikën amerikane. Administrata e Presidentit Bush që prej një kohe të gjatë këmbëngul për bisedime për çështjen bërthamore të Iranit, deri në ndalimin e aktivitetit të pasurimit të uraniumit. //ad//

XS
SM
MD
LG