Lidhje

Ban Ki Mun: Duhen miliarda dollarë për të parandaluar krizën ushqimore


Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara tha se për rritjen e prodhimeve bujqësore dhe për t'i ardhur në ndihmë fernerëve në shkallë botërore, çdo vit nevojiten nga 25 deri në 40 miliard dollarë, në mënyrë që të pengojmë rritjen e krizës botërore ushqimore.

Shefi i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, paralajmëroi se kombinimi i rritjes së çmimeve ushqimore dhe të çmimeve të karburanteve kërcënon të shkatërrojë pjesën më të madhe të përparimeve të bëra në drejtim të arritjeve të qëllimeve për zhvillim të Mileniumit për përgjysmimin deri në vitin 2015 të varfërisë, urisë dhe sëmundjeve.

Zoti Ban në një takim të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në lidhje me krizën botërore ushqimore dhe enegjitike, tha se komuniteti ndërkombëtar duhet të ndërmarrë hapa për siguruar popujt më në nevojë se ato nuk dë të mbeten pa u ndihmuar.

"I bëj thirrje vendeve anëtare të Asamblesë që menjëherë dhe në mënyrë të ndjeshme të shtojnë shpenzimet publike për t'iu përgjigjur në mënyrë efektive nevojave emergjente të njerëzve të uritur në botë".

Ai paralajmëroi se çdo vit nevojiten nga 25 deri në 40 miliard dollarë për t'i ardhur në ndihmë fermerëve dhe shtimit të prodhimit ushqimor në botë. Ai i bëri thirrje qeverive, donatorëve, sektorit privat, shoqërive të civilizuara dhe agjencive të Kombeve të Bashkuara të punojnë së bashku për krijimi e këtyre fondeve.

Zoti Ban tha se costoja e inflacionit do të ishte "tepër i papranueshëm," duke paralajmëruar se mbi 100 milion njerëz mund të shkoni n drejt urisë. Ai vuri në dukje konsekuenca të tjera duke përfshirë mungesën e stabilitetit në vendet që do të vuajnë më tepër, rritjen e imigracionit, infalcion më të lartë botëror dhe ngecje ekonomike.

"Në qoftë se nuk kërkojmë tani për zgjidhje afat gjata, më shumë fëmijë do të vdesin çdo ditë, më shumë familje do të shkojnë në shtrat të uritura. Kërcënimet që do pasohen nga gjenerat e ardhshme do të jenë edhe më të mëdha".

Shefi i Kombeve të Bashkuara tha se problemi i krizës botërore ushqimore dhe e karburantit kërkon një veprim të menjëhershëm dhe një angazhim afat gjatë. //iç//

XS
SM
MD
LG