Lidhje

Një zyrtar i lartë amerikan për herë të parë në bisedime me Iranin


Një zyrtar i lartë amerikan ndodhet në Gjenevë ku po merr pjesë për herë të parë në bisedime me Iranin në lidhje me programin bërthamor të Teheranit.

Nënsekretari i shtetit Uilliam Berns së bashku me negociatorin kryesor për çështjen bërthamore të Iranit, Saed Xhalili, dhe shefin e politikës së jashtme të Bashkimit Europian Havier Solana po zhvillojnë një takim me dyer të mbyllura. Zyrtarë nga Britania, Gjermani, Franca, Rusia dhe Kina marrin gjithashtu pjesë.

Ndërkohë që bisedimet kanë filluar, zyrtarët iranianë përjashtuan mundësinë e pezullimit të programit të Teheranit për pasurimin e uraniumit, një kërkesë e rëndësishme e perëndimit.

Një pjesëtar i delegacionit iranian, Kejvan Imani, tha se mundësia e ngrirjes së veprimtarive dhe masave nga të dy palët, ku Irani do të pezullonte përkohësisht pasurimin e uraniumit në këmbim të mosvënies së sanksioneve të reja, nuk është në plan si pjesë e bisedimeve. //bsa//

XS
SM
MD
LG