Lidhje

Afganistan, vriten katër policë afganë dhe një ushtar i NATO-s


Të paktën katër policë afganë dhe një ushtar i NATO-s u vranë në incidente të veçanta në jug të Afganistanit.

Një zyrtar i policisë tha se një automjet policie ndeshi në një minë toke dhe nga shpërthimi u vranë 4 oficerë policie në provincën e Kandaharit. Të paktën një polic tjetër u plagos.

Po të shtunën, policia tha se një person kreu një shpërthim vetë-vrasës pranë një postblloku policor në afërsi të qytetit Kandahar, duke plagosur të paktën një oficer policie dhe një fëmijë.

Ushtria kanadaze po ashtu njoftoi se një prej ushtarëve të saj u vra nga një shpërthim gjatë patrullimit po në provincën e Kandaharit.

Ndërsa në rajonin fqinj të Zabulit, shefi i policisë njoftoi se forcat afgane vranë 9 militantë pas një sulmi që ata filluan ndaj një autokolone të NATO-s. //bsa//

XS
SM
MD
LG