Lidhje

Frid: Kosova, shembull i bashkëpunimit mes SHBA-së dhe Evropës


Donatorët ndërkombëtarë premtuan më shumë se 1 miliard e 900 milionë dollarë ndihma për zhvillimin ekonomik të Kosovës. Shtetet e Bashkuara premtuan 400 milionë dollarë.

Fondet amerikane do të ndihmojnë në lehtësimin e borxhit të Kosovës. Ato do të forcojnë kapacitetin e sistemit juridik të vendit, si dhe do të përmirësojnë klimën e biznesit, arsimin dhe do të rrisin furnizimin me ujë të pijshëm.

Shtetet e Bashkuara janë donatori më i madh i ndihmave për Kosovën, duke kontribuar mbi një miliard dollarë që nga viti 1998. Politika amerikane vazhdon të jetë e përqendruar në ndërtimin e kapaciteteve brenda institucioneve të Kosovës dhe përmirësimin e aftësisë së shtetit të ri për të mbështetur zhvillimin në dekadat e ardhshme.

Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Marrëdhëniet me Evropën dhe Euroazinë Daniel Fied u tha gazetarëve në Washington se ekonomia e Kosovës po fillon të ecë përpara. Ai theksoi gjithashtu nevojën urgjente që ekonomia të fillojë të funksionojë në mënyrë që të pakësohet papunësia.

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin Oli Rehn tha se organizata e tij është e vendosur të përmbushë nevojat e Kosovës. Ndihmës Sekretari i Shtetit Fried tha se Kosova është shembulli i bashkëpunimit të afërt mes Shteteve të Bashkuara dhe Evropës në kushte mjaft të vështira.

Për shkak të kundërshtimeve nga Rusia, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara nuk miratoi një rezolutë për statusin përfundimtar të Kosovës, megjithëse 43 vende, përfshirë më shumë se dy të tretat e Bashkimit Evropian dhe shumica e anëtarëve të Këshillit të Sigurimit e kanë njohur tashmë Kosovën, që kur ajo shpalli pavarësinë në shkurt pas nëntë vjetësh nën administrimin e OKB-së.

Bashkimi Evropian duhej të përballej me faktin se duhet të vepronte për statusin e Kosovës dhe vendet evropiane u ndodhën përballë faktit duhet të vepronin për statusin e Kosovës në mungesë të një rezolute të OKB-së tha zoti Fried. Kjo ishte shumë e vështirë dhe përgjigja evropiane ishte e fuqishme dhe e palëkundur.

Për të ndihmuar Kosovën, tha nënsekretari Fried, Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë shumë ngushtë me aleatët evropianë gjatë muajve të ardhshëm. //bsa//

XS
SM
MD
LG