Lidhje

Presidenti Bush flet për ekonominë në falimin e përjavshëm në radio


Presidenti Bush, gjatë fjalimit të tij të përjavshëm në radio foli për masat që po merr administrata për zgjidhjen e problemeve ekonomike të vendit.

Presidenti tha se vendimi i tij për të lejuar shpimet në det për naftë, do të ndihmojë për të lehtësuar barrën e ngritjes së çmimit të naftës. Po ashtu, presidenti i bëri përsëri thirrje Kongresit që edhe organi legjislativ të miratojë shpimet në det.

Demokratët thonë se do të duhen vite që të ndihet ndikimi i kërkimeve në det për naftë tek çmimet e karburantit. Duke iu përgjigjur presidentit Bush, Senatorja demokrat Peti Murrei propozoi hapjen e Rezervave Strategjike të Naftës si një zgjidhje afatshkurtër.

Lidhur me vështirësitë në tregun e pasurive të patundshme, presidenti tha se administrata po punon për një plan për të forcuar dy agjencitë huadhënëse që mbështeten nga qeveria Fannie Mae dhe Freddie Mac.

Të dy firmat kanë humbur miliarda dollarë si rezultat i shtimit të numrit të individëve që nuk arrijnë të paguajnë dot kreditë e marra. //bsa//

XS
SM
MD
LG