Lidhje

Mullen: Afati për trupat në Irak mund të krijojë paqëndrueshmëri


Shefi i Shtatmadhorisë amerikane, admirali Majk Mullen tha se vendosja e një afati konkret për tërheqjen e trupave nga Iraku mund të krijojë paqëndrueshmëri dhe të dëmtojë përparimin ekonomik dhe politik të arritur në këtë vend.

Admirali Mullen tha gjatë një interviste për rrjetin televiziv Fox se pasojat e një tërheqje të shpejtë të trupave luftarake amerikane mund të jenë shumë të rrezikshme. Ai tha se ai preferon bërjen e vlerësimit të gjendjes në terren si rruga më e mirë për të përcaktuar nivelin e trupave atje.

Kandidati demokrat për president Barak Obama ka propozuar tërheqjen e trupave amerikane nga Iraku brenda 16 muajsh.

Kryeministri irakian Nuri al-Maliki i cituar të shtunën nga revista gjermane Der Shpigel ka thënë se ai e mbështet këtë plan.

Por zëdhënësi i qeverisë irakiane tha të djelën se pikëpamjet e Kryeministrit Maliki ishin keqkuptuar dhe keqinterpretuar. Ai tha se pikëpamjet e tij nuk nënkuptojnë mbështetje për ndonjë kandidat apo tjetër. //bsa//

XS
SM
MD
LG