Lidhje

Sen. Barak Obama përfundon vizitën e tij të parë në Afganistan


Kandidati demokrat për president, Barak Obama, përfundoi vizitën e tij të parë në Afganistan, ku ai dhe udhëheqësi afgan, Hamid Karzai biseduan mbi luftën kundër terrorizmit. Ata u takuan në pallatin presidencial në Kabul.

Zëdhënësi i Presidentit Karzai, tha se zoti Obama përcolli mesazhin e angazhimit të tij ndaj Afganistanit dhe luftës kundër terrorizmit.

Gjatë një programi në rrjetin televiziv amerikan CBS, senatori Obama tha se gjendja në Afganistan është e rrezikshme dhe urgjente. Ai tha se Shtetet e Bashkuara kanë bërë një gabim strategjik që e kanë zhvendosur vëmendjen nga lufta kundër Osama bin Ladenit tek lufta në Irak. Ai tha se Afganistani duhet të jetë në qendër të luftës kundër terrorizmit.

Kandidati i pritshëm i Partisë Demokrate për president, Barak Obama tha për sa i përket rajonit se Shtetet e Bashkuara duhet të ushtrojnë trysni ndaj qeverisë së Pakistanit për eliminimin e kampeve ku stërviten militantët në afërsi të Afganistanit. //bsa//

XS
SM
MD
LG