Lidhje

Ahmadinexhad i cilëson si një hap përpara bisedimet në Gjenevë


Presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad i cilësoi si një hap përpara bisedimet e së shtunës në Gjenevë me përfaqësues të fuqive botërore.

Në këtë takim, Iranit iu dhanë 2 javë afat për të vendosur nëse do të pranojë apo jo paketën e stimujve në shkëmbim për ndalimin e programit të tij bërthamor.

Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian Havier Solana tha se shpreson që Irani do të japë së shpejti një përgjigje. Kryenegociatori iranian Said Xhalili tha se shumë mosmarrëveshje që lidhem me programin bërthamor të Teheranit mund të zgjidhen.

Në bisedimet e së shtunës me dyer të mbyllura për herë të parë mori pjesë edhe një i dërguar amerikan, Nënsekretari i Shtetit William Burns. //bsa//

XS
SM
MD
LG