Lidhje

Serbia do ta ekstradojë Karaxhiçin në gjykatën e Hagës


Serbia do ta ekstradojë ish-udhëheqësin serb të Bosnjës dhe të dyshuarin për krime lufte Radovan Karaxhiç në gjykatën e Hagës ku ai do të përballet me akuzat për genocid dhe krime kundër njerëzimit.

Zyrtarët serbë e bënë njoftimin sot në një konferencë për shtyp në Beograd, duke thënë se një gjykatës arriti në përfundimin se janë plotësuar të gjitha kushtet për ekstradim.

Karaxhiçi, një nga personat më të kërkuar në botë, ka tani tre ditë në dispozicion për ta apeluar vendimin.

Forcat serbe të sigurimit arrestuan ish-udhëheqësin serb të Bosnjes të hënën, ndërsa përpiqej të largohej nga Beogradi për të shkuar diku tjetër.

Zyrtarët thonë se Karaxhiçi fshihej në qytet, ku puonte në një klinikë për mjekësi alternative, duke përdorur një emër të rremë.

Zyrtarët treguan një fotografi të fundit të tij, me flokë të gjatë të thinjur dhe me një mjekër të gjatë po të thinjur. Një zyrtar e quajti fotografinë tronditëse.

Karaxhiçi ishte në arrati që prej 12 vjetësh. Si udhëheqës i serbëve të Bosnjes gjatë luftës së viteve ’90, akuzohej si fajtor për vrasjen e mijëra civilëve.//kk//

XS
SM
MD
LG