Lidhje

Gjykata turke  do të shqyrtojë legjitimitetin e partisë islamike


Zyrtarët turq thonë se Gjykata Kushtetuese e vendit do të fillojë javën tjetër të shqyrtojë nëse do ta shpallë, ose jo të jashtëligjëshme partinë në fuqi AK me prirje islamiste. Kryeprokurori i Turqisë, Abdurrahman Yalcinkaya, akuzoi këtë parti se po përpiqet ta kthejë Turqinë në shtet islamik. Zoti Yalcinkaya ka bërë gjithashtu thirrje që rreth 70 anëtarë të partisë AK, duke përfshirë kryeministrin Rexhep Tayip Erdogan dhe Presidentin Abdullah Gul, të mos lejohen të merren me politikë. Partia AK i ka hedhur poshtë akuzat e zotit Yalcinkaya.

Bashkimi Europian e ka kritikuar propozimin për të nxjerrë jashtë ligjit partinë në fuqi, duke paralajmëruar se kjo çështje mund të ketë ndikime mbi objektivin afatgjatë të vendit për të hyrë në BE. Laikët në Turqi e akuzojnë partinë AK se ka sulmuar sistemin laik të vendit duke u përpjekur të zbutë kufizimet ndaj simboleve fetare siç janë shamitë islamike të kokës.//lk

XS
SM
MD
LG