Lidhje

Senatori Obama vazhdon vizitën në Lindjen e Mesme


Kandidati presidencial i Partisë Demokrate, senatori Barak Obama ka rikonfirmuar qëndrimin e tij që Jerusalemi do të jetë kryeqytet i Izraelit.

Mirëpo ai tha gjithashtu se izraelitët dhe palestinezët duhet të përcaktojnë të ardhmen e qytetit të Jerusalemit dhe se kjo nuk ishte një çështje që i përket ta vendosin Shtetet e Bashkuara.

Senatori nga Illinoi bëri komente para gazetarëve sot në qytetin Sderot, që shpesh ka qenë objektiv i raketave të grupeve ekstremiste palestineze nga Rripi i Gazës.

Më herët, zoti Obama u takua me presidentin palestinez Mahmud Abaz në Ramallah. Ai u takua gjithashtu edhe me ministrin izraelit të mbrojtjes Ehud Olmert, udhëheqësin e opozitës Benxhamin Netanjahu dhe presidentin Shimon Peres.

Gjatë vizitës së tij në Izrael senatori Obama kishte vënë një kapelen fetare hebraike, kur vuri kurora në përkujtimoren e viktimave të Holokaustit Yad Vashem.//lk


XS
SM
MD
LG