Lidhje

Sot përfundon afati i apelimit të vendimit për dorëzimin e Karaxhiçit


Avokatët e ish udhëheqësi i serbëve të Bosnje, Radovan Karaxhiç, ndodhen sot para afatit për të apeluar vendimin për ekstradimin e tij në Gjykatën e Hagës, ku ai përballet me akuza për krime lufte.

Autoritetet serbe e arrestuan Karaxhiçin të hënën në Beograd, ku ai kishte jetuar krejtësisht i lirë, duke duke praktikuar mjeksi alternative me emrin Dragan Dabiç.

Zyrtarët thanë se e kapën Karaxhiçit duke ndjekur persona, që mendohej se e ndihmonin atë t’i shpëtonte drejtësisë.

Gjykata e Kombeve të Bashkura për krimet e luftës e ka akuzuar ish udhëheqësit e serbëve të Bosnjes për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit për vrasjet e mijëra civilëve. Akuzat për gjenocid ndaj Karaxhiçit lidhen me masakrimin në vitin 1995 të rreth 8 mijë burrave dhe djemve myslimanë pranë qytetit të Srebrenicës.//lk

XS
SM
MD
LG