Lidhje

Kaidanow i dorëzon letrat kredenciale presidentit Sejdiu


Ambasadorja amerikane në Prishtinë, Tina Kaidanow, i dorëzoi sot letrat kredenciale presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, duke marrë edhe zyrtarisht postin e ambasadores së parë të Shteteve të Bashkuara në Kosovë.

Dorëzimi i letrave kredenciale u bë pak ditë pas konfirmimit të saj në postin e ambasadores në një ceremoni në Departamentin Amerikan të shtetit në të cilën morën pjesë edhe udhëheqësit politikë të Kosovës të cilët qëndruan për një vizitë në Washiongton.

Gjatë asaj vizite ata u takuan me Bush dhe me sekretaren e shtetit Condoleezza Rice, duke e cilësuar atë si një ngjarje historike për Kosovën dhe të ardhmen e saj.

Shtetet e Bashkuara e njohën pavarësinë e Kosovës më 18 shkurt, një ditë pas shpalljes së saj, ndërsa në fillim të muajit prill ngritën në shkallë ambasade zyrën e cila ka funksionuar në Prishtinë që nga qershori i vitit 1996.//ii

XS
SM
MD
LG