Lidhje

BE pajtohet për bisedime kompromisi mbi planin e shefit të OBT-së


Negociatorë të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord të vazhdojnë bisedimet për një plan kompromisi për të shpëtuar bisedimet tregtare, të cilat kanë për objektiv rritjen ekonomike botërore.

Komisioneri për tregëti i Bashkimit Evropian Peter Mendelson tha të shtunën se ishte i kënaqur që shumica e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian e përkrahin planin, pas një ngecjeje prej një jave.

Ministrja franceze e tregtisë Ann Marie Idrac tha më herët se vendet e Bashkimit Evropian kishin kërkuar nga zoti Mendelson që të bëjë disa përmirësime në planin e propozuar nga shefi i Organizatës Botërore të Tregtisë Paskal Lami.

Por presidenti francez Nikolas Sarkozi dhe kryeministri italian Silvio Berluskoni shprehën shqetësimet e tyre se vendet e Bashkimit nuk do të përfitojnë nga disa prej propozimeve të bëra.

Vendet e zhvilluara dëshirojnë qasje më të lehtë në tregjet e vendeve në zhvillim. Ndërkohë që vendet në zhvillim thonë se subvencionet për fermerët e vendeve të pasura do të dëmtonin fermerët në vendet e tyre, nëse tregu do të ishte plotësisht i hapur. //bsa//

XS
SM
MD
LG