Lidhje

Serbët pengojnë ndërtimin e ujësjellësit në veri të Mitrovicës


Serbët e fshatit Suhodoll, në veri të Mitrovicës, vazhdojnë të pengojnë punimet në ndërtimin e ujësjellësit për tri fshatrat shqiptare në atë pjesë. Pas tensioneve dhe përplasjeve që kanë ndodhur midis shqiptarëve dhe serbëve, është arritur një marrëveshje që KFOR-i të marrë përsipër ndërtimin e këtij ujësjellës, por ushtarët e kësaj force janë penguar sërish nga banorët lokal. Megjithatë, autoritetet në Mitrovicë janë të vendosura për të përfunduar ndërtimin e ujësjellësit që do të furnizojë me ujë tri fshatrat shqiptare në veri. //ad//

XS
SM
MD
LG