Lidhje

70 ekstremistë vriten në Afganistan


Zyrtarë afganë thanë se rreth 70 ekstremistë u vranë në një betejë me forcat e NATO-s dhe atyre qeveritare në pjesën lindore të vendit, në afërsi të kufirit me Pakistanin.

Guvernatori i krahinës Kost tha se forcat afgane dhe ato të NATOs ndërmorën një kundërsulm të dielën në mëngjes pasi rreth 100 ekstremistë kishin sulmuar rojet në një ndërtesë qeveritare dhe vrarë dy oficerë policie.

Guvernatori afgan tha se trupat kishin kërkuar ndihmë nga ajri dhe helikopterë të NATO-s të pajisur me mitralozë të rëndë vranë disa ekstemistë. Ekstremistë të tjerë ikën drejtë kufirit me Pakistanin, rreth 15 kilometra larg nga vendi i luftimeve.

Agjencia e lajmeve Reuters thotë se talebanët i kanë hedhur poshtë njoftimet për viktima në radhët e luftëtarëve të tyre. //bsa//

XS
SM
MD
LG