Lidhje

Parlamenti i Maqedonisë miraton qeverinë e re të koalicionit


Parlamenti i Maqedonisë miratoi qeverinë e re të koalicionit të kryesuar nga Kryeministri Nikolla Gruevski.

78 deputetë votuan në favor të qeverisë gjatë një seance të zhvilluar të shtunën vonë, pas më shumë se një muaji kur partia konservatore e zotit Gruevski, VMRO-DPMNE, fitoi shumicën në zgjedhjet e qershorit.

Partia e zotit Gruevski krijoi një koalicion me partinë më të madhe shqiptare, Partinë e Bashkimit Dekokratik për Integrim.

Deputetët nga partitë e tjera kryesore shqiptare, Partia Demokratike e Shqiptarëve, dhe ajo e opozitës, Bashkimi Social Demokrat bojkotuan seancën e djeshme të votimeve.

Zoti Gruevski ka premtuar se qeveria e tij e re do të punojë "ditë e natë" që vendi i tij të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian dhe NATO-s. //bsa//

XS
SM
MD
LG