Lidhje

Hapet zyrtarisht fshati olimpik për atletët e Lojrave të Pekinit


Fshati olimpik për atletët e Lojrave të Pekinit u hap zyrtarisht sot nga qindra atletë kinezë, të kryesuar nga ylli i basketbollit Jao Ming dhe atleti i vrapimit me pengesa Liu Xiang.

Flamuri kinez u ngrit sot në ceremoninë e përurimit, ku morën pjesë edhe një numër fëmijsh që u ndanin figurave të larta politike simbolin e lojrave olimpike të sivjetshme.

Kryetarja e Bashkisë së fshatit olimpik Çen Zhili u uroi mirëseardhjen atletëve nga 200 vende për Lojërat Olimpike që fillojnë më 8 gusht. Ajo premtoi se fshati do të përpiqet të përmbushë nevojat e konkurentëve nga kultura dhe besime të ndryshme.

Kompleksi olimpik do të strehojë 1 mijë e 600 vetë. Të gjitha apartamentet, që do të shndërrohen në banesa private pas Lojërave, u janë shitur blerësve. //bsa//

XS
SM
MD
LG