Lidhje

Maqedoni: Autoritetet kthejnë masën e ndalimit për Zoran Zaev


Autoritetet maqedonase kanë kthyer masën e ndalimit për një nga figurat kryesore të opozitës, që dyshohet për korrupsion.

Zoran Zaev ishte liruar me kusht pas arrestimit të tij më 17 korrik. Autoritetet urdhëruan dje që të rikthehej masa e ndalimit për kryetarin e Bashkimit Social-Demokrat dhe kryetarin e Bashkisë së Strumicës për 30 ditët e ardhshme.

Një gjykatë në Shkup shprehu shqetësimin se zoti Zaev mund të përpiqej të ushtronte ndikim tek dëshmitarët e çështjes.

Ai dhe katër këshilltarë të tij, dyshohet të kenë lidhje me një leje të diskutueshme ndërtimi për një kompleks biznesi në qytetin juglindor. Udhëheqësit e Partisë Social-Demokrate e kanë denoncuar çështjen si të motivuar politikisht.

Kjo parti pësoi një humbje të thellë në zgjedhjet parlamentare të muajit të kaluar kur koalicioni konservator i kryeministrit Nikolla Gruevski, VMRO-DPMNE fitoi 63 vende në parlamentin me 120 anëtarë. //ii

XS
SM
MD
LG