Lidhje

Greqi: Vihet nën kontroll zjarri në ishullin turistik Rodos


Autorititetet greke thanë se zjarrfikësit kanë vënë nën kontroll zjarrin në ishullin turistik Rodos, gati një javë pasi filloi.

Zyrtarë të departamentit të zjarrfikësve thanë se gjatë kësaj kohe flakët shkatërruan mijëra hektarë pyje dhe toke bujqësore.

Zyrtarët thanë se dy aeroplanë dhe disa helikopterë po marrin pjesë në operacionet e zjarrfikësve, të cilët po përpiqen të shuajnë sot vatrat e fundit të zjarreve. Franca, Italia dhe Qiproja kishin dërguar aeroplanë zjarrfikës për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve.

Autoritetet evakuan të premten mijëra turistë nga hotelet e ishullit për shkak të tymit të dëndur, por ata u lejuan të ktheheshin të shtunën. //ii

XS
SM
MD
LG