Lidhje

Rusia shpërfill thirrjet e Sen. Mekein për përjashtimin nga Tetëshja


Rusia hodhi poshtë edhe një herë thirrjet e kandidatit të Partisë Republikane për President të Shteteve të Bashkuara, Xhon Mekein, i cili tha se dëshiron të dëbojë Rusinë nga Grupi i 8-shes të vendeve më të industrializuara të botës.

Zoti Mekeinka bërë thirrje dy herë gjatë javëve të fundit për dëbimin e Rusisë nga Grupi i 8-shës. Ai i tha Rrjetit amerikan televiziv, ABC të dielen e kaluar se një hap i tillë do të përmirësonte qëndrimin e Moskës ndaj një varg çështjesh.

Të martën një diplomat i pa-identifikuar rus u tha gazetarëve perëndimor se zoti Mekein duhet më parë të zgjidhet president, që Moska të marrë seriozisht thënie të tilla prej tij. Ai tha gjithashtu se Moska është gati për çdo zhvillim në marrëdhëniet me Washigntonin.

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia gjatë udhëheqjes së ish Presidentit Vladimir Putin kanë patur mosmarrëveshje mbi një numër çështjësh të politikës së jashtme, përfshirë planet e Shteteve të Bashkuara për të dislokuar një sistem mbrojtës me raketa në Evropën Lindore.

Në komentët e tij të dielen e kaluar, Zoti Mekein akuzoi gjithashtu Moskën se po blokon një rezolutë në Këshillin e Sigurimti të OKB-së kundër programit të dyshuar bërthamor të Iranit.

XS
SM
MD
LG