Lidhje

Një gjykatë në Sarajevë dënoi 7 serbë të Bosnjes lidhur me masakrën e Srebrenicës


Një gjykatë në Sarajevë ka dënuar 7 serbë të Bosnjes me gjithsejt 42 vjet burg për rolet e tyre në masakrën e Srebrenicës.

Gjykata Speciale për Krimet e Luftës e Bosnje-Hercegovinës gjeti fajtorë për genocid 7 ish-oficerë policie. Çështja përfshin ekzekutimin në vitin 1995 të rreth 1 mijë burrave dhe djemve muslimanë të Bosnjes në një depo në fshatin Kravicë, në periferi të Srebrenicës.

Gjykata nxorri të pafajshëm 4 të akuzuar të tjerë.

Forcat serbe vranë rreth 8 mijë burra dhe djem muslimanë pasi pushtuan Srebrenicën, të cilën Kombet e Bashkuara e kishin shpallur një zonë të sigurtë për muslimanët. Masakra konsiderohet si masakra më e rëndë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. (ze)

XS
SM
MD
LG