Lidhje

Pelegrinazhi shiit në Bagdat zhvillohet në mënyrë paqësore


Qindra mijëra pelegrinë shiitë u mblodhën sot në mënyrë paqësore në një tembull të shenjtë në Bagdat, një ditë pasi 3 femra kryen sulme vetëvrasëse, duke vrarë të paktën 30 pelegrinë, mes tyre edhe fëmijë.

Nuk ka njoftime për akte dhune në kryeqytetin irakian, ndërkohë që pelegrinët u mblodhën në lagjen Kadhimiya. Pelegrinazhi përkujton vdekjen në shekullin e 12 të një prej 12 imamëve të islamizmit shiit, i cili mendohet se është varrosur aty.

Autoritetet ushtarake amerikane fajësuan për shpërthimet e djeshme grupin al-Kaida në Irak, një grup islamist suni, i cili ka sulmuar pelegrinës shiitë në të kaluarën.

Ndërkohë, mijëra demonstrues Kurdë protestuan në Irbil, kryeqyteti i rajonit verior Kurdistan të Irakut për të protestuar kundër një ligji kontradiktor për zgjedhjet provinciale.

Parlamenti irakian e miratoi ligjin javën e kaluar, megjithë largimin nga seanca të ligjvënësve kurdë. Ata kundërshtojnë një marrëveshje për ndarjen e pushtetit për banorët arabë, turkmenë dhe kurdë të qytetit të Kirkukut i pasur me naftë.

Gjetkë po sot në Irak, forcat irakiane të mbështetura nga forcat amerikane ndërmorën një ofensivë të re me synimit për të goditur rëndë një prej bazave të fundit të al-Kaidën në Irak.

Zyrtarët thanë se operacioni filloi sot me një seri sulmesh në Bakuba, kryeqyteti i provincës Dijala, në verilindje të Bagdatit.

Zyrtarët thonë se operacione të ngjashme gjetkë në vend kanë kontribuar në rënien e ndjeshme të numrit të sulmeve terroriste. (ze)

XS
SM
MD
LG