Lidhje

Irani thotë se do të vazhdojë të zhvillojë teknologji bërthamore


Udhëheqësi suprem i Iranit thotë se vendi i tij do të vazhdojë të zhvillojë teknologji bërthamore megjithë kërkesat e fuqive perëdimore që ky vend të pezullojë programin e pasurimit të uraniumit.

Ajatollah Ali Khamenei i bëri komentet sot për mjetet iraniane të informimit. Dita e shtunë shenon afatin e fundit që Irani të pranojë një paketë të re stimujsht të ofruar nga Shtetet e Bashkuara dhe pesë fuqi të tjera perëndimore.

Irani, ndaj të cilit Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ka vendosur sanksione tre herë, rrezikon sanksione të mëtejshme nëse deshton të japë një përgjigje përfundimtare.

Dje, Sekretarja Amerikane e Shtetit Kondoliza Rajs i bëri thirrje Iranit që të pranojë paketën. Në fillim të javës, presidenti iranian Mahmund Ahmadinexhad tha se vendi i tij kërkon të gjejë një gjuhë të përbashkët me Uashingtonin për çështjet bërthamore. //kk//

XS
SM
MD
LG