Lidhje

Turqi: Gjykata e Lartë merr vendim në favor të partisë në pushtet


Gjykata e lartë e Turqisë vendosi të mos e nxjerrë jashtë ligjit partinë në pushtet me prirje islamike nën akuzat se kërcënonte parimet laike të Turqisë.

Gjykata Kushtetuese tha se do të vendosë sanksione financiare ndaj Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, ose AK, duke i përgjysmuar fondet e saj.

Kryetari i Gjykatës së Lartë Hasim Kilic e shpalli vendimin sot pas tri ditësh debatesh për të përcaktuar nëse partia ishte përpjekur ta çonte vendin drejt një regjimi islamik. Ai tha se gjashtë nga 11 gjyqtarët votuan në favor të nxjerrjes së partisë jashtë ligjit, vetëm një votë më pak nga numri i nevojshëm.

Gjykatësi Kilic tha se kjo çështje kishte krijuar tensione në vend dhe shtoi se vendimi i sotëm duhet të shërbejë si një paralajmërim për anëtarët e AK-së. //kk//

XS
SM
MD
LG