Lidhje

Gjermani: Përmbyset vendimi për ndalimin e pjesshëm të duhanit


Gjykata e Lartë e Gjermanisë përmbysi vendimin për ndalimin e pjesshëm të duhanit në restorante, vendim i marrë nga autoritetet lokale, duke argumentuar se ndalimi përbënte diskriminim ndaj restoranteve të vogla.

Në argumentin e saj gjykata citonte ligjet që u lejonin restoranteve të mëdha të caktonin dhoma të veçanta për ata që pinë duhan dhe thotë se vendimi i diskriminon restorantet e vogla të cilat nuk kanë mundësi fizike të ofrojnë një gjë të tillë. Gjykata u kërkoi ligjvënësve të shteteve federale që ose të ndalojnë duhanin plotësisht ose t’u mundësojnë restoranteve të vogla dhe bareve që t’u lejojnë konsumatorëve të tyre të pijnë duhanin. Gjykata gjithashtu vendosi një afat për vendim deri në fund të vitit të ardhshëm.

Vendimi i Gjykatës së Lartë u mor pas ankesës së restoranteve të vogla dhe bareve në qytetin e Berlinit dhe shtetin jugperendimor të Baden-Vytenbergut. Vendimi i gjykatës u lejon bareve dhe restoranteve të vogla të lejojnë pirjen e duhanit derisa të merret një vendim tjetër.

Ndalimet e pjesërishme të pirjes së duhanit u vunë në fuqi në 16 shtete të Gjermanisë me 1 janar. //kk//

XS
SM
MD
LG