Lidhje

Radovan Karaxhiç del sot para Gjykatës së Hagës


Ish udhëheqësi i serbëve të Bosnjës Radovan Karaxhiç del sot para Gjykatës së Hagës për Krimet e Luftës në ish Jugosllavi, i akuzuar për gjenocid.

Karaxhiçi mbërriti dje në Hagë, një javë pasi polica serbe e arrestoi atë në Beograd pas 12 vjetësh i fshehur.

Gjykatësi do t'i japë sot Karaxhiçi mundësi për të paraqitur qëndrimin e tij ndaj akuzave. Nëse nuk pranon, atij do t'i jepet një muaj kohë në burg për t''u shprehur nëse e ndjen veten fajtor ose jo.

Karaxhiçi ndeshet me 11 akuza për gjenocid e krime lufte gjatë përpjekjes për spastrim etnik të Bosnjes nga banorët myslimanë dhe kroatë gjatë luftës në vitet 1990.

Këto akuza përfshijnë edhe përgjegjësinë për masakrimin e 8 mijë burrave dhe djemve myslimanë në Srebrenicë.

Kryeprokurori i OKB-së për krimet e luftës, Serzh Brammertz thotë se arrestimi i Karaxhiçit tregon se për të kërkuarit e akuzuar për krime lufte nuk ka vend të sigurt për t'u fshehur.


XS
SM
MD
LG