Lidhje

Zyrtarët e lartë, të detyruar të dëshmojnë para Kongresit


Një gjykatës i Shteteve të Bashkuara mori vendim që zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë nuk kanë imunitet për t’iu shmangur thirrjeve për dëshmi nga Kongresi amerikan.

Gjykatësi i Qarkut Xhon Bates tha sot se qëndrimi i administratës së presidentit Bush, se zyrtarët e lartë kanë imutitet nuk përkon me ligjin.

Komisioni Juridik i Dhomës së Përfaqasuesve ka kërkuar që shefi i kabinetit të Shtëpisë së Bardhë Xhosh Bolten dhe ish këshilltarja ligjore Harriet Majërs të dëshmojnë para tij.

Ky komision i cili udhëhiqet nga demokratët po heton akuzat se administrata e presidentit Bush ka politizuar Departamentin e Drejtësisë dhe ka pushuar pa të drejtë nga puna disa prokurorë.

Administrata e presidentit Bush thotë se zyrtarët e lartë janë të privilegjuar dhe nuk janë të detyruar të dëshmojnë.

Vitin e kaluar, zoti Bolten dhe zonja Majërs nuk ju përgjigjen një ftese të kongresit për të dëshmuar, gjë që shtyri kongresin të votojë për ti mbajtur ata përgjegjës për mosrespektim të gjykatës.//kh//

XS
SM
MD
LG