Lidhje

Presidenti Topi i bën thirrje Gjykatës së Lartë të rrisë standardet


Presidenti i Shqipërise Bamir Topi i bëri sot thirrje Gjykatës së Lartë që të rrisë standardet profesionale në dhënien e drejtësisë. Zoti Topi deklaroi sot në ceremoninë e dekretimit të 6 anëtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë se sistemi i drejtësisë duhet reformuar me vullnet të pastër politik dhe me angazhim të thellë profesional.

“Respekti per institucionet e drejtësisë duhet të tregohet jo vetëm formalisht apo nëpërmjet retorikës politike por nëpërmjet vullnetit të pastër politik, reforma të gjera dhe të thella në vazhdimësi, me përgjegjshmëri, vleresim professional dhe etikë te komunimikit qytetar, per të prodhuar një imazh të fortë publik, për një drejtësi të pakorruptuar në shërbim të qytetarit per të cilin ne jemi të uritur”.

Anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë u dekretuan pas një procesi të vështirë dhe të gjatë, ndërkohë që parlamenti rrëzoi në bllok kandidaturat e mëparshme të presidentit. Zoti Topi theksoi se shoqëria shqiptare ka nevojë për një sistem gjyqësor të ndershëm dhe professional që jo vetëm të japë drejtësi për qytetarët dhe të ndikojë për integrimin e Shqipërisë në istitucionet euro-atlantike.

“Pushteti gjyqësor është një faktor vendimtar në prezantimin e shtetit tonë në arenën ndërkombëtare, ndaj mesazhi im sot referon në dy cilësi të padiskutueshme të missionit tuaj: dinjitet dhe profesionalizëm. Dinjiteti kërkon që në punën tuaj të mos ndikoheni nga pushtetet e tjera, as edhe nga emra të përvetshëm pushtetarësh, interesat e të cilëve preken apo marrin zgjidhje në Gjykatën e Lartë."

Sistemi shqiptar i drejtësisë perceptohet nga opinioni publik si ndër më të korruptuarit, krahas sistemit shëndedtësor dhe atij doganor. sondazhet e fundit tregojnë se gjyqtarët u kërkojnë palëve në process gjyqësor pa asnjë ndrojtje shuma të mëdha parash në këmbim të një vendimi gjyqësor të favorshëm për ta.

Institucionet dhe forcat politike po diskutojnë gjithnjë e më shumë për reformimin e drejtësisë. KLD ndërroi pak kohë më parë kryetarët e të gjithë gjykatave të vendit në përpjekje për të ndryshuar gjendjen kritike të korrupsionit. //kh//

XS
SM
MD
LG