Lidhje

Pakistani nuk pranon të jetë i ndërlikuar në shpërthimet e Kabulit


Pakistani ka mohuar njoftimet e medias amerikane sipas të cilave, pjesëtarë të agjencisë pakistaneze të zbulimit kishin ndihmuar në organizimin e shpërthimeve vdekjeprurëse në ambasadën indiane në Afganistan muajin e kaluar.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Mohammad Siq dhe ministrja e Informacionit, Sherry Rehman, i thanë sot Zërit të Amerikës se nuk ka asnjë provë për përfshirjen e Pakistanit në sulm.

Zyrtarët amerikanë citohen të kenë thënë se agjencitë amerikane të zbulimit besojnë se elementë të agjencisë së zbulimit të Pakistanit kishin pasur rol në shpërthime. Zyrtarët thonë se këto përfundime mbështeten në komunikimin e interceptuar mes zyrtarëve të Pakistanit dhe ekstremistëve që kryen sulmin.

Të enjten, ministri i mbrojtjes i Pakistanit tha se Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar agjencinë pakistaneze të zbulimit se u kishte dhënë militantëve informacion mbi sulme të planifikuara amerikane, duke u dhënë mundësi që t'u shpëtonin atyre.//ad//

XS
SM
MD
LG