Lidhje

Papunësia gjatë korrikut, më e larta në 4 vjet në Amerikë


Papunësia në Shtetet e Bashkuara u rrit në korrik në nivelin më të lartë në katër vitet e fundit, për shkak të shkurtimit të vendeve të punës. Në një raport të Departamentit të Punës që doli të premten, thuhet se 5,7 për qind e fuqisë punëtore është e papunë, një rritje e lehtë krahasuar me qershorin.

Ndërkohë, gjatë korrikut u shkurtuan 51 mijë vende pune, i shtati muaj radhaz që shënon humbje. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Dana Perino, tha se administrata nuk është e kënaqur me me këtë raport.

Industritë e prodhimit dhe ndërtimit janë ato që kanë shkurtuar më shumë vende pune. Të dy këta sektorë janë goditur rëndë nga kriza në tregun e shtëpive dhe ajo e kredive.

Analistët thonë se shkurtimi i vendeve të punës, së bashku me koston e lartë të energjisë mund të ndikojë negativisht tek shpenzimet e konsumatorëve, të cilat vënë në lëvizje 2 të tretat e ekonomisë. //ad//

XS
SM
MD
LG