Lidhje

Çfarë ka të përbashkët Senator Obama me Britni Spiërs


Çfarë kanë të përbashkët Barak Obama, Britni Spiërs dhe Paris Hilton?

Paris Hilton dhe Britni Spiërs janë në garë për Shtëpinë e Bardhë. Në fakt asnjëra prej tyre për momentin nuk ka ndërmend që të bëhet presidente, por shtabi electoral i fushatës së kandidatit republican Xhon Mekein, ka vendosur që t'i përdorë imazhet e tyre, për të nënvizuar të përbashkëta mes karrierës së tyre dhe senatorit Obama. Të dyja e kanë nisur karrierën si këngëtare, por tani janë të famshme sepse u bënë të famshme. Reklama për fushatën elektorale, ka nisur që nga 30 korriku të shfaqet në ekranet amerikane, dhe ajo shoqërohet me pyetjen për Obamën "Ai është njeriu më i famshëm në botë, por a është ai gati të udhëheqë"?

Vetë kandidati demokrat Obama i është kundërpërgjigjur kësaj reklame, duke e ftuar kundërshtarin e tij politik që të mos merret kaq gjatë me të, por të shpalosë platformën e tij politike.

Ka reaguar e para Paris Hilton, e cila ka deklaruar se imazhi i saj është përdorur pa lejen e saj, ndërsa Spiërs nuk ka dhënë ende asnjë koment.

Vazhdojnë përgatitjet për serinë e gjashtë të filmit Heri Poter


Seria e gjashtë e filmit të famshëm për fëmijë Harry Poter, nis që nga muaji nëntor paraqitjen e tij nëpër kinematë amrikane. Subjekti i serisë së gjashtë të këtij filmi, bazohet në romanin me të njëjtin titull, të shkrimtares britanike Roulin. Ngjarja nis kur Harry Potter së bashku me profesorin Dambëllldor duan të zbulojnë të fshehtat e magjisë së keqe të Lordit Voldemort. Seriali i gjashtë i Heri Poterit titullohet "Harry Potter and the Half Blood Princes". Në këtë film ka emra të cilët kanë interpretuar në 5 seritë e para si Daniel Redclif, Rupert Grint, Ema Uatson, të cilët rikthehen në këtë seri të gjashtë të filmit "Harry Potter".

Regjisori Yu Lik-Wai ushqen shpresa për të fituar Luanin e Artë

Regjizori Yu Lik-wai, shpreson se do të marrë Luanin e Artë në festivalin e filmit të Venecias, ku ai paraqitet me filmin "Plastic City". Filmi trajton një histori emigracioni, e cila zhvillohet në Brazil. Regjizori Yu Link, tha se ngjarja zhvillohet në qytetin e San Paolos, dhe se subjekti i filmit është frymëzuar nga një histori e vërtetë emigrantësh.

Festivali i filmit ne Venecia i cili shënon këtë vit përvjetorin e 65-të të tij, do të zhvillohet në datat 27 gusht deri më 6 shtator. //ad//

XS
SM
MD
LG