Lidhje

Hapet për publikun bunkeri i udhëheqjes së Gjermanisë Lindore


Bunkeri në të cilin udhëheqësit e Gjermanisë Lindore, duke përfshirë dhe Erih Honekerin, shpresonin të mbijetonin në rast të një lufte bërthamore u hap për herë të parë për t'u vizituar nga publiku.

Por kuriozët, të cilët kanë pasur dëshirë ta shihnin qendrën sekrete nëntokësore të komandës pranë Berilinit, duhet të shpejtojnë, sepse pas 3 muajsh ai do të mbyllet përgjithmonë.

Bunkeri ndodhet në një pyll rreth 40 kilometra në veri të kryeqytetit gjerman. Ai u ndërtua midis vitit 1978 dhe 1983 dhe kishte si qëllim të ishte qendra e komandës për Këshillin e Mbrojtjes Kombëtare të Gjermanisë Lindore në rast lufte me prerëndimin.

Dikur, bunkeri konsiderohej se më moderni për llojin e tij në Paktin e Varshavës jashtë Bashkimit Sovjetik. Thuhej se Honekeri shkoi atje vetëm një herë për 15 minuta, pak kohë pasi përfunduan ndërtimet. //iç//

XS
SM
MD
LG