Lidhje

Terrorizmi kryeson diskutimet në takimin vjetor të Azisë Jugore


Udhëheqësit e Azisë Jugore ngritën shqetësimin e terrorizmit në rajon të shtunën gjatë hapjes së takimit vjetor të Shoqatës së Azisë Jugore për Bashkëpunim Rajonal.

Udhëheqësit ndodhen në kryeqytetin e Sri Lankës, Kolombo, për të diskutuar çështje të tregtisë, varfërisë, sigurinë e ushqimit dhe mungesat energjitike.

Duke folur gjatë hapjes së takimit, kryeministri i Pakistanit dhe presidenti i Afganistanit thanë se kombet duhet të bashkohen për të luftuar terrorizmin.

Shtetet anëtare të Shoqatës së Azisë Jugore për Bashkëpunim Rajonal pritet të nënshkruajnë të dielën një marrëveshje bashkëpunimi reciprok për ndarjen e informacionit për terroristët.

Po të shtunën, kryeministrat e Indisë dhe Pakistanit do të takohen për të diskutuar tensionet në rritje që kërcënojnë procesin e paqes mes dy fqinjëve me potencial bërthamor.

Sekretari i Jashtëm i Indisë u tha gazetarëve se kryeministri i Pakistanit ishte pajtuar të hetonte pretendimet e Indisë se shërbimet pakistaneze kishin qenë të përfshira në shpërthimin muajin e kaluar në ambasadën indiane në Kabul. //bsa//

XS
SM
MD
LG