Lidhje

Shpimet në det në qendër të diskutimit politik në SHBA


Çështja e shpimeve për naftë në det është vënë në qendër të debatit politik në Shtetet e Bashkuara. Kandidati demokrat për President, Barak Obama thotë se po shqyrton tani mundësinë për shpime të reja në det, ndërsa Presidenti Xhorxh Bush po i bën presion Kongresit që të miratojë kërkime të reja për naftë në det.

Senator Obama tha në komentet për shtyp në Florida se do të shqyrtonte mundësinë e shpimeve në det në kuadër të një plani të Shteteve të Bashkuara drejt "pavarësisë së vërtetë energjitike."

Kandidati demokrat tha se do të përpiqej për kompromis me republikanët nëse paketa energjetike përfshinte burime alternative energjie dhe mënyra për të gjetur rrugë më efikase për të përmbushur nevojat e Shteteve të Bashkuara për energji.

Presidenti Bush kritikoi ligjvënësit demokratë në Kongres pasi filluan pushimin 1 mujor të verës, para se të merrnin vendim për të hequr ligjin që ndalon shpimet në det.

Në fjalimin e tij të përjavshëm në radio, Presidenti argumentoi se heqja e këtyre pengesave do t'u jepte Shteteve të Bashkuara qasje ndaj rezervave më të mëdha të naftës.

Edhe kandidati republikan për President, Xhon Mekein kritikoi Kongresin që nuk e kishte hequr pengesën ligjore për shpime. //ad//

XS
SM
MD
LG