Irani këmbëngul se nuk skadon të shtunën afati për t'iu përgjigjur paketës së stimujve të ofruar nga fuqitë botërore në shmëmbim për të pezulluar pasurimin e uraniumit.
6 fuqi botërore, ndër të cilat 5 anëtaret e përheshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së thanë më 19 korrik se Irani kishte 2 javë kohë për të pranuar paketën e stimujve.
Por ministri i jashtëm i Iranit Manuçer Motaki tha në një konferencë për shtyp në Kolombi të Sri Lankës se Teherani pret përgjigjen e 6 vendeve ndaj parametrave që ka ofruar Irani për bisedimet e mëtejshme. Nuk është e qartë se çfarë masash mund të ndeshë Irani për mosrespektimin e afatit të sotëm.
Nëse Irani pranon ofertën dhe pezullon veprimtarinë
bërthamore, 6 vendet thonë se do të ndalin sanksionet ndaj Teheranit.
Televizioni shtetëror iranian njoftoi se presidenti Mahmud Ahmadinexhad ka
premtuar se do të përdorë forcën kundër atyre që ai i quan "armiq" që
duan të pengojnë programin e debatueshëm bërthamor të Teheranit. Në Uashington,
zëvendës kryeministri izraelit Shaul Mofaz tha dje se udhëheqësit perëndimor
duhet të këmbëngulin që Irani t'i përmbahet një afati kohor. //bsa//