Lidhje

Media serbe njofton për një incident në kufirin Kosovë - Serbi


Mjetet serbe të informimit njoftuan të shtunën për një incident në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Sipas tyre dy persona të përkatësisë kombëtare shqiptare kanë shtënë kundër njësive kufitare të ushtrisë serbe në një fshat në brendi të Serbisë. Një njoftim thuhet se dy sulmuesit janë larguar nga vendi i ngjarjes pasi kanë shtënë me revole mbi kufitarët, të cilët nuk janë përgjigjur me zjarr dhe incidenti ka kaluar pa pasoja në njerëz.

Zyrtarë të Shërbimit Policor të Kosovës kanë qëndruar të shtunën në zonën ku thuhet se ka ndodhur incidenti por tash për tash nuk kanë më shumë informacione. Zëdhënësi i këtij Shërbimi Veton Elshani tha se policia e Kosovës po heton njoftimet e tilla dhe është e gatshme të veprojë për ndriçimin e rastit.

"Gjendja në këtë pjesë të kufirit të Kosovës me Serbinë, rreth 40 kilometra në veri të Prishtinës sipas autoriteteve të policisë është e qetë dhe pa ndonjë incident që do të dëmtonte qëndrueshmërinë e vendit..."

Por ndryshe është gjendja në vijën kufitare ndërmjet komunave me shumicë serbe në veri dhe Serbisë. Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt, protestuesit serbë dogjën postat kufitare ku aktualisht nuk ka as policë dhe as doganierë të Kosovës. Veriu i vendit u shndërrua në skenë të kundërshtimeve të ashpra ndaj pavarësisë së Kosovës e cila kundërshtohet ashpër nga Serbia dhe aleatja e saj Rusia.

Pavarësinë e Kosovës seri tash e kanë njohur 43 vende të botës përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe vendet kryesore të Bashkimit Evropian. //bsa//

XS
SM
MD
LG