Lidhje

Brazili angazhohet në përpjekje ambicioze për mbrojtjen e pyjeve


Pyjet tropikale të Amazonës janë ndër pasuritë më të paçmueshme të planetit, pasi çlirojnë një sasi të madhe oksigjeni dhe ndihmojnë në ekuilibrin klimatik të mjedisit jetësor. Por me prerjen e pemëve për lëndë drusore kjo sipërfaqe e gjelbër po tkurret dita ditës.

Tani Brazili është angazhuar në përpjekje ambicioze për mbrojtjen e pyjeve dhe për të luftuar ngrohjen globale, duke ngritur një fond ndërkombëtar për këtë qëllim. Sipas autoriteteve braziliane, fondi shpresohet të grumbullojë 21 miliardë dollarë deri në vitin 2021 që do të përdoren për financimin e projekteve për mbrojtjen e mjedisit.

Presidenti i Brazilit Luiz Inacio da Silva tha se Brazili e ka të qartë rëndësinë e pellgut të Amazonës për planetin dhe do të bëjë ç'është e mundur për ta mbrojtur këtë zonë. Rreth 20 për qind e pyjeve të pellgut të Amazonës, një zonë më e madhe se gjithë Evropa Perëndimore është shkatërruar nga prerja e drurëve.

Amazona është shndërruar tani në një nga kontribuesit më të mëdhenj të ndotjes së ajrit, pasi prodhon 80 për qind të gazeve ndotëse në Brazil, si rezultat i prerjes dhe djegies së qëllimshme të pyjeve për të hapur tokë bujqësore. //mm//

XS
SM
MD
LG