Lidhje

Laureati i Çmimit Nobel Sollzhenicin vdes në moshën 89 vjeçare


Laureati i Çmimit Nobel në Letërsi, shkrimtari rus, Aleksandër Sollzhenicin, i cili u detyrua të mërgonte për librat e tij kritikë ndaj qeverisë sovjetike, vdiq më 3 gusht 2008, në moshëm 89-vjeçare.

I biri tha se Sollzhenicin vdiq nga zemra, ndërsa sipas lajmeve nga Rusia, ai vdiq nga hemoragjia cerebrale.

Sollzhenicin ishte simbol i luftës kundër censurës dhe shtypjes në Bashkimin Sovjetik.

Ai u lind në vitin 1918. Kreu studimet e larta për matematikë në një universitet të Rusisë.

Në vitin 1945, Sollzhenicin u dënua me 8 vjet burgim dhe më pas u internua në Kazakistan sepse i kishte dërguar një letër kritike nga Josif Stalinit një mikut të tij. Ai i shpëtoi për mrekulli prekjes nga kanceri.

Kur u kthye në Rusi, ai përfitoi nga zbutja e censurës zyrtare nga ushëheqësi i atëhershëm rus, Nikita Hrushov, dhe përshkori përvojën e tij në kampin e punës në librin "Një ditë në jetën e Ivan Denisoviçit", botuar në vitin 1962.

Por shkrimet e tij kritike ndaj Kremlinit në vitet që pasuan, u ndaluan, dhe Sollzhenicin përndiqej vazhdimisht nga KGB-ja.

Sollzhenicin fitoi çmimin Nobel në vitin 1970. Kremlini i hoqi atij më pas shtetësinë ruse dhe e largoi nga vendi në vitin 1974 për romanin e tij "Arkipelagu i Gulagut", që u botua në perëndim.

Eventualisht, Sollzhenicin u sistemua në Shtetet e Bashkuara. Ai u kthye në Rusi në vitin 1994. //iç//

XS
SM
MD
LG