Lidhje

SHBA pranon pasaportat e Kosovës


Shtetet e Bashkuara të Amerikës pranojnë pasaportat e Republikës së Kosovës të cilët filluan t'u shpërndahen qytetarëve javën e kaluar. Ambasada Amerikane në Prishtinë njofton se "Shtetet e Bashkuara e zyrtarisht e pranojnë pasaportën e Kosovës si dokument të ligjshëm dhe që nga data 1 gusht, administrata amerikane ka miratuar edhe vënien e vizave në pasaportat e Kosovës për udhëtim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës". Aty thuhet se dokumentet e udhëtimit të UNMIK-ut vlejnë deri në skadimin e afatit të tyre.

Në njoftimin e Ambasadës Amerikane në Prishtinë thuhet se Shtetet e Bashkuara e përgëzojnë Qeverinë e Kosovës për dhënien e pasaportës së parë të Kosovës me datën 29 korrik.

Autoritetet në Kosovë kanë deklaruar se pasaportat e reja të Republikës do të njihen nga të gjitha vendet që kanë njohur shtetin e Kosovës. ndërkaq, Sllovakia, Bosnja dhe Hercegovina si dhe Serbia janë deklaruar se nuk do të pranojnë pasaportat e Kosovës ashtu siç nuk kanë njohur pavarësinë e shpallur më 17 shkurt.

Deri tani pavarësinë e Kosovës e kanë njohur 43 vende të botës, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe vendet kryesore të Bashkimit Evropian. //kk//

XS
SM
MD
LG