Lidhje

Stuhia tropikale Eduard godet bregdetin amerikan në Teksas


Në Shtetet e Bashkuara, stuhia tropikale Eduard goditi sot bregdetin e Teksasit afër Luizianës.

Qendra e uraganëve në Majami thotë se stuhia Eduard ka arritur shpejtësinë maksimale të erërave, 100 kilometra në orë. Metereologët thonë se Eduard mund të sjellë shira nga 8 deri në 13 centimetra, ndërsa në disa pjesë në juglindje të Teksasit, rreshtjet mund të arrijnë deri në 25 centimetra. Po sipas metereologëve, stuhia mund të shoqërohet me ciklone dhe pastaj të dobësohet ndërsa kalon nëpër kontinentin amerikan.

Stuhia kaloi nëpër një zonë të Gjirit të Meksikës, e pasur me shumë platforma nafte dhe gazi natyror. Kompanitë energjetike kanë marë masa për mbrojtjen e objekteve të tyre nga stuhia. (ze)

XS
SM
MD
LG