Lidhje

Mal i Zi: Dënohen me burgime 16 të akuzuarit nga Malësia


Gjykata e Lartë e Podgoricës dënoi me mbi 50 vjet burg grupin prej 16 personash të komunitetit shqiptar nga Malësia të akuzuar për terrorizëm dhe krim të organizuar. Trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Ivica Stankoviç i shpalli fajtor të pandehurit për cënimin e rendit kushtetues të Malit të Zi me akte terroriste.

Shumica e të pandehureve u dënuan me 3 deri 6 vjet burg, kurse 5 prej tyre me gjashtë muaj, me akuzën për armëmbajtje pa leje.Trupi gjykues hoqi masat e paraburgimit dhe të gjithë u liruan deri në hyrjen në fuqi të vendimit përveç të pandehurit shqiptaro-amerikan Dodë Lucaj i cili vazhdon të mbahet në arrest për shkaqe sigurie, siç tha gjykata.

Grupi i personave në fjalë, mes tyre edhe tre shtetas amerikanë me prejardhje shqiptare, u arrestuan më 9 shtator 2006, një ditë para zgjedhjeve lokale dhe parlamentare në Mal te Zi. Ata u akuzuan për bashkëpunim me struktura të UÇK-së për nxitje të luftës në Malësi dhe në Mal të Zi.Të gjithë të arrestuarit e mohuan akuzën ndërsa procesin gjyqesor e cilësuan si të montuar dhe politikisht të motivuar. //ii

XS
SM
MD
LG